Digjen 40 hektarë hamullore në Ratkoc të Rahovecit

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet policore gjatë patrullimit kanë vërejtur një zjarr fushor ku ishin djegur rreth 40 hektar hamullore, djerrina dhe vreshta.

Rasti ka ndodhur të enjten në Ratkoc të Rahovecit.

“Raportohet se njësitë policore gjatë patrullimit kanë vërejtur një zjarr fushor ku ishin djegur rreth 40 hektar hamullore, djerrina dhe vreshta. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin”, thuhet në raport.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *