Tri gra e rrahin një tjetër, arrestohen pastaj lirohen
Tri të dyshuara femra kosovare kanë sulmuar fizikisht një femër tjetër. Policia i ka arrestuar por pastaj, të gjitha janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e Policisë.
“Janë arrestuar tre të dyshuara femra kosovare pasi që kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin nuk raportohet për lëndime, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”