Arrestohet një burrë në Prizren pasi iu gjet në veturë marihuanë, kokainë e hashash

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se në veturë i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, kokainë, hashash, si dhe para kesh e një brisk. Të njëjtit, edhe në punëtori iu gjet substancë narkotike dhe një pistoletë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në fshatin Grazhdanik të mërkurën rreth orës 23:05.

Rasti është iniciuar si “Posedim i narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në automjetin tij si prova materiale i janë gjetur dhe konfiskuar: 4.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, 0.89 gram Kokainë, 1.12 gram Hashash, 270€ para kesh, një brisk, një telefon dhe automjeti, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në punëtori i janë gjetur dhe konfiskuar: një peshore digjitale, një grinder, 4.72 gram Marihuanë, 1.31 gr Kokainë, një pistoletë dhe një gëzhojë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *