Deputeti Kujtim Gashi shpallet i pafajshëm
Gjykata Themelore në Prizren, të mërkurën, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, njëherit ish-ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte kryesues i Asamblesë Komunale në Prizren.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi, nuk është provuar se Gashi ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjatë arsyetimit, gjykatësja Elezi deklaroi se ka munguar dashja në veprimet e të akuzuarit.Kurse, Komuna e Prizrenit, si palë e dëmtuar, udhëzohet në kontest civil./ Betimi për Drjtësi