Arrestohet një i mitur në Prizren, shpërndante materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual në rrjete sociale

Një i mitur është arrestuar pasi që i njëjti në vazhdimësi në rrjetet sociale ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:00, në Prizren.

Sipas raportit bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Njësitet relevante pas hetimeve të zhvilluara ka identifikuar dhe ka arrestuar të dyshuarin e mitur, pasi që i njëjti në vazhdimësi në rrjete sociale ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *