Policët sulmohen nga dy persona në Dragash
Në Dragash është sulmuar fizikisht një patrullë e Policisë së Kosovës, nga dy të dyshuar, të cilët janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh.
Dragash, 08.08.2024-18:10. Patrulla e Policisë, derisa ka qenë duke punuar në një aksident trafiku në rrugën e lartcekur, është sulmuar nga dy të dyshuar meshkuj. Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.