Parandalohen garat në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy shoferw dënohen me nga 400 euro
Policia ka parandaluar disa gara ilegale të shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Siç thuhet në njoftim, shoferët janë gjobitur me nga 400 euro, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku, transmeton Telegrafi.
“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku”, thuhet në njoftim.