Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Prizren-Suharekë, ka ndërruar jetë një 40-vjeçar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Prizren-Suharekë.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka ndërruar jetë një 40-vjeçar.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, shihet se ka pasur edhe dëme të mëdha materiale.

Njëra nga veturat e përfshira në aksident shihet se ka përfunduar përmbi anësore të rrugës.

Për aksidentin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës:

“Me datën 15.08.2024, rreth orës 06:16, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Prizren-Suharekë (Rrafshi i Sopis). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përgjegjëse policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.

Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira dy automjete me targa vendore, ku si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë (mashkull rreth 40 vjeçar ).

Vdekjen e tij e ka konstatuar stafi përgjegjës i Emergjencës së QMF në Suharekë.

Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë dërgohen në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës së parë ndalohet për 48 orë në ndalim policor me urdhër të prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *