Lajm i trishtë,pushoi së rrahuri zemra e gazetarit Myrfet Shasivari, nga Prizreni
Edhe një lajm plotë trishtim sot, na vie nga familjarët e gazetarit dhe të burgosurit politike se, pushoi së rrahuri zemra e gazetarit Myrfet Shasivari. Myrfeti ishte ndër gazetarët e parë nga Prizreni që filloi punë në Radio Prishtina pas kryerjes së fakultetit filozofik drejti i gjuhës Shqipe.
Por ne trazirat e viteve të vështira për shqiptarët pas demonstratave të studentëve ai arrestohet dhe pushohet nga puna. Për gjithë jetën tij ishte një personalitet i urtë e plotë dije koshere e dijes, Në vite e pasluftës filloi punë në gazetën’’Bota Sot’’ deri në mbylljen e kësaj gazete si kopje fizike. Ishte një gazetar i temave të hilla dhe plotë kuptim. Në jetën e tij ai ishte i dalluar si një personalitet që kishte një kulturë shkrimi, kishte një sens të hollë të gazetarit profesional.
Myrfeti ishte një gazetar e personalitet që pak njerëz e kanë njohur, por ata që kanë njohur e kanë nderuar , sepse ishte një gazetar me shumë sens të hollë krijimtarie dhe bit ë gjithë një personalitet paqësor , i urtë e donte muzikën e lehtë, dhe jo rrallë shok e kishte lapsin dhe kitarën.
Ai do të mbahet mend gjatë nga ata që e njohën edhe për faktin se dinte të vlerësonte e të ishte i urtë. Ai sot përcillet me nderime në banesën e tij të fundit në fshatin Bllushë tani Kushtrim të Prizrenit me ikindi, Por, në kujtesën e shumë kujt do ët mbahet gjatë mend Myrfeti dhe humori i tij i hollë , urtësia dhe mbi të gjitha diapazoni i dijes së gjerë dhe atdhedashuria/www.QendraPress.com/