Dërgohet pa shenja jete një 56-vjeçar në emergjencën e Suharekës
Një burrë është dërguar pas mesnatës pa shenja jete në Emergjencën e Suharekës.
Kështu k bërë të ditur për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.
Bytyri ka njoftuar se rasti është hapur si “hetim i vdekjes”.
“Me date 17.08.2024 , pas orës 01:05 në emergjencën e qytetit të Suharekës është dërguar një person mashkull, 56 vjeç. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia ka dal në vendngjarje dhe me urdhër të prokurorit është hapur rast “Hetim i vdekjes” ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore nē Prishtinë.” – ka thënë ai.