Ura e Kukësit vazhdon të jetë e mbyllur, zyrtarët e PD-së pyesin se ku shkuan 35 milionë euro?
Zyrtarët e Partisë Demokratike e Shqipërisë kanë bërë disa kritika ndaj Qeverisë e cila udhëhiqet nga Edi Rama.
Sali Berisha, kryetar i PD-së, ka shpërndarë një video të anëtarit të kryesisë së partisë së tij, Agron Kopllanaj, i cili ka pohuar se 35 milionë euro kanë paguar qytetarët për urën e Kukësit dhe ajo nuk është hapur.
“35 milionë euro kanë paguar qytetarët për urën e Kukësit dhe kjo urë është e mbyllur nuk është hapur, po kalon sezoni i verës dhe qytetarët e Kosovës dhe të Kukësit është dashur të kalonin këtu, sepse janë paguar 35 milionë euro. Qeveria hesht dhe nuk jep përgjigje, ka detyrë të jap transparencë se ku kanë shkuar 35 milionë euro, dhe çfarë ka ndodhur”, thotë Kopallaj.
Ndërsa, Sali Berisha, qeverinë e ka quajtur kodi i mafies.
“Ura u inagurua, u kënduan dhe këngë, por u mbyll! Nuk thot njeri një fjalë sikur të ishte private! Kodi i mafies”.
Ndryshe, ura është ndërtuar në Rrugën e Kombit për të shmangur një kthesë 90 gradëshe në hyrjen në Kukës.
Ndërtimi i kësaj ure që është 320 metra i gjatë, 270 metra pa asnjë këmbë, e gjitha e varur.