“Kërkesa për ndërtim është bërë kur kryetar ka qenë Haskuka i VV-së”: Çeku e Totaj përplasen për “Sarajin e Vjetër”
Është ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, për çështjen e rrënimit të objektit të vjetër të njohur si “Saraji i Vjetër” në Prizren. Për pretendimet e Çekut, Totaj i PDK-së është sqaruar në një konferencë për media, duke e shpjeguar rastin qysh prej filleve e gjer sot, për çka tregon, sipas tij, kronologjikisht zhvillimet rreth rastit.
Totaj në këtë konferencë tha se me këtë rast është marrë Drejtoria e Urbanizmit dhe se ky rast nuk është rast ad-hoc pasi kërkesa e parë për dhënie të lejës është bërë në vitin 2018 në kohën kur Prizreni udhëhiqej nga Mytaher Haskuka i Vetëvendosje.
“Ky rast ka një histori nuk është rast ad-hoc, kërkesa e parë për ndërtim është bërë në vitin 2018, kryetarë ka qënë zoti Haskuka. Asokohe komuna ka refuzuar kërkesën për ndërtim, investitori është ankuar në Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit ku ju është aprovuar kërkesa, komuna e ka kontestu dhe është shku çështja në gjykatë, dhe nga gjykata, komunës së Prizrenit i ka ardhë urdhëri për të zbatuar vëndimin e Ministrisë të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor për të pajisur investitorin me leje ndërtimi. Komuna meqë e ka humbë rastin është dashur që investitorin ta pajisë me leje.”, tha kryetari Totaj.
Ai tha se tentimi për ta vendosur në mbrojtje këtë objekt nga MKRS-ja pasi kishin filluar procedurat për dhënien e lejes është i kundërligjshëm.
“MKRS-ja çuditërisht pasi komuna ka filluar këto procedura e ka tentuar që lokacionin ta vendosë nën mbrojtje të trashigimisë kulturore dhe historike. Ky tentim ka qënë i kundërligjëshëm sepse ka tentuar të bëjë ketë gjatë procedurave të dhënies së lejes, po ashtu nuk lejohet vendosja në mbrojtje e asnjë objekti pa u bë valurizimi dhe pa u njoftu komuna. Ky objekt po ashtu ndodhet jashta zonës historike.”, tha Totaj.
Ai ka reaguar edhe ndaj pretendimeve nga MKRS-ja se prokuroria në Prizren ka marrë vendim për ndalimin e punimeve, duke thënë se prokuroria nuk ka këtë kompetencë, duke shtuar se e sheh këtë si rast i bërë për konsum elektoral.
“Prokuroria nuk e ka kompetencen ligjore at kompetencë e ka gjykata. MKRS-ja nuk ka inicuar asnjë rast në gjykatë për heqje të lejes apo masë të përkoheshme. Të gjitha çka janë thënë në konferencë edhe kallximi penal ndaj meje të gjitha janë bërë për konsum elektroral pasi e dimë tani edhe ditën e zgjedhjeve.”, tha ai.
Në anën tjetër, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) Hajrulla Çeku ditë më parë kishte njoftuar për padinë kundër Komunës së Prizerenit për rrënimin “Sarajit të Vjetër” një monumeneti në mbrojtje të përhershme.
Çeku në konferencë për media kishte thënë se kjo ishte e jashtligjshme dhe ishte bërë dy muaj pasi t’i kthehet shtetit si pronë.
“Arsyeja e kësaj konference është informimi publik i një rrënimi të qëllimshëm të monumentit në mbrojte të përhershme ‘Kompleksi Saraji i Vjetër’. Sot në Prokurorinë Themelore në Prizren kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të Prizrenit, drejtorit për Investime Kapitale në këtë qytet. Kodi penal i dënon deri në 10 vite dënim dhe me gjobë nga një mijë deri në dy mijë euro”.
“Kompleksi u rrënua dy muaj para se të kthehet në pronë të shtetit, të cilët konsiderojmë që kanë bërë shkelje flagrante, veprimi i rrënimit është realizuar me dy leje të kësaj komune: leja për rrënim dhe për ndërtim. Të dyja janë në kundërshtim me Ligjin e Kushtetutën e Kosovës.” – kishte thënë Çeku.
Aktualisht punimet në këtë lokacion janë ndalur.