Dy burra e rrëmbejnë dhe rrahin një tjetër për shkak të borxhit në Mamushë
Dy persona janë arrestuar pasi kanë rrëmbyer dhe sulmuar fizikisht një person tjetër në Mamushë.
Sipas policisë, të dyshuarit e kishin rrëmbyer viktimin për shkak të një borxhi.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
RRËMBIM & LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Mamushë / 31.08.2024 – 15:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit, viktimën mashkull kosovar e kanë nxjerrë nga vetura e tij dhe e kanë futur në veturën e tyre, dyshohet për shkak të një borxhi e pastaj e dërguar në oborrin e shtëpisë së tyre dhe të njëjtin e kanë sulmuar fizikisht. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.