Ushtari ukrainas dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, Prokuroria nis hetimet

Një ushtar ukrainas është dërguar pa shenja jete në urgjencën e Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Ushtari i lindur në vitin 1992, është transportuar në spital nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) pas një ataku kardiak.

“Më datë 31.08.2024, rreth orës 11:35, emergjenca e spitalit të Prizrenit ka informuar policinë se FSK-ja ka dërguar një ushtar ukrainas të lindur në vitin 1992, i cili kishte pësuar arrest kardiak dhe, sipas mjekut kujdestar në emergjencë, ishte pranuar pa shenja jete,” tha Bytyqi.

Prokurori i shtetit është njoftuar dhe rasti është klasifikuar si “Hetim i Vdekjes”, raporton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *