Hidroregjioni Jugor apelon te qytetarët që t’i bëjnë rregullisht pagesat e faturave të ujit
Apel për pagesa
Të nderuar konsumatorë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.a – Prizren ju ofronë shërbime cilësore dhe të sigurta si dhe 24 orë furnizim të rregullt me ujë të pijes falë aktivitetit tonë punues pa ndërprerë.
Kompania jonë falenderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe ftojmë secilin prej tyre, që të jenë sa më të rregullt në pagesa sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shmangni ndëshkimet e kompanisë : procedimin e lëndëve në përmbarim dhe shkqyjet për mospagesë.
Ne ju ftojmë të paguani faturat e ujit me kohë!
Kjo është një përgjegjësi e përbashkët qytetare dhe ndihmon në ruajtjen e burimeve të ujit dhe sigurimin e furnizimit të qëndrushëm të ujit! Po ashtu me pagesat e këtyre faturave ndihmoni për një mjedis më të qëndrueshëm dhe furnizim më të sigurtë të ujit, si dhe në financimin e investimeve të nevojshme për të ruajtur dhe përmirësuar këto shërbime.
Pagesat e tua bëhen në lehtësi, duke përdorur E-HRJ. Ne ofrojmë mundësi të ndryshme pagesash të përshtatshme sipas nevojave tuaja: Pagesat në pikat e KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A për të gjitha njësitë operative: Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Dragash. Vendodhja e pikave: https://hidroregjioni-jugor.com/menyrat-e-pageses/
Pagesat në aplikacionin E-HRJ! Si dhe në llogaritë bankare : NLB, BPB, BKT, PCB, TEB, BEK.
Bashkëpunimi juaj është jetësor për sigurimin e furnizimit të ujit të pastër dhe të qëndrueshëm për të ardhmen!