Dyshohet se ia vunë zjarrin qëllimshëm një shtëpie, arrestohen dy persona në Prizren
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë dërguar në mbajtje dy persona, të cilët dyshohen se ia vunë zjarrin qëllimshëm një shtëpie.
Rasti ka ndodhur në Prizren, më 6 shtator.
“Më 19.09.2024 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se me datën e lartcekur, i kanë vënë zjarrin qëllimisht shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.