Sulm ndaj personit zyrtar, arrestohet një person në Suharekë
Në Suharekë është arrestuar një person nën dyshimin se e ka shtyrë një grua dhe i ka fyer dhe ka tentuar t’i sulmojë dy burra të tjerë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në orën 10:30, më 23.10.2024.
Sipas raportit 24-orësh, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është klasifikuar si vepër penale “sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.