Vdekja e 25 vjeçarit në Prizren, arrestohen tre menaxherët e kompanisë

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në ora 15:40 në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Një punëtor 25-vjeçar, A. G., nga fshati Vragoli, Fushë Kosovë, ka humbur jetën gjatë punës.

Sipas policisë, një profil metali ka rënë nga lartësia dhe e ka goditur punëtorin në kokë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se vdekja e të riut është konstatuar nga ekipi i Urgjencës.

“Me datë 23.11.2024, në ora 15:40, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, në një ndërtesë e cila është duke u renovuar, brenda në katin e fundit të saj, derisa një punëtor ishte duke punuar, nga lartësia bie një profil metali, i njëjti e godet në kokë punëtorin A. G. 25 vjeçar nga fshati Vragoli, Fushë Kosovë dhe për pasojë i njëjti vdesë”, ka deklaruar Bytyqi për Telegrafin.

Në vendngjarje kanë dalë hetuesit kujdestar të stacionit, Sektori Rajonal i Hetimeve, si dhe inspektori i punës, për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

Policia, në bashkëpunim me prokurorin kujdestar, është duke zhvilluar hetime të mëtejshme mbi këtë rast tragjik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *