Policia në Prizren një personi ia gjen tri granata dore, njëherë një me pas edhe dy të tjera
Në vazhdën e hetimeve për rastin e datës 04.12.2024, ku ishte arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar 22-vjeçar, i cili në një lokal në qytetin e Prizrenit, në gjepin e xhaketës së tij, kishte në posedim një mjet të dyshuar shpërthyes, Sektori i Hetimeve Rajonale në Prizren ka siguruar informacion të ri.
Më 05.12.2024, hetuesit kanë arritur të zbulojnë se i dyshuari kishte në posedim edhe dy mjete të tjera shpërthyese, konkretisht granata dore. Pas veprimeve operative-hetimore, këto mjete janë tërhequr në mënyrë të kontrolluar nga njësiti përkatës i Policisë së Kosovës.
I dyshuari vazhdon të qëndrojë në mbajtje, ndërkohë që hetimet në lidhje me rastin janë duke u zhvilluar.