Tri gra të lënduara nga mjetet piroteknike që i ndezi një burrë në Suharekë

Tri gra kanë pësuar lëndime nga ndezja e mjeteve piroteknike në Suharekë. Rasti që është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ka ndodhur të enjten dhe mjetet piroteknike thuhet se janë ndezur nga një burrë.

“Tri femra kosovare, kanë kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e plagëve që kishin pësuar nga mjetet piroteknike që ishin ndezur nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat pas trajtimit mjekësor janë liruar”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari thuhet se pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *