Arrestohet personi i kërkuar , dërgohet në vuajtje të dënimit prej tetë muaj burgim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, zyrtar policor nga Stacioni Policor Prizren, në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim dhe ekzekutimin e urdhëresave gjyqësore.


Me 10.01.2025, në Prizren është arrestuar i dënuari L.D 33 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresat, Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale “Lëndim i letë trupor”.


Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej tetë muaj burgim.


Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *