Për tre muaj tetë punëtorë të vdekur në vende pune
Humbja e jetës së një punëtori nga shembja e dheut gjatë punës në ndërtimtari në Prishtinë risolli në vëmendje problemin e sigurisë në punë.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në intervistë për Ekonominë Online shpreh shqetësim për rritjen e rasteve të vdekjes në vendin e punës, duke vënë në dukje se vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar tetë viktima.
“Është rast i rëndë kur në një vend të punës që vdes punëtori për një neglizhencë shumë të vogël. Ka mundur të vijë deri tek evitimi i kësaj. Ka qenë punëtori duke bërë izolimin, ka rrëshqitur dheu dhe fatkeqësisht njëri punëtor vdiq, ndërsa është duke marrë trajtim mjekësor. Të gjitha rastet i marrim me një shqetësim shumë më të madh, por për të ndryshuar gjendjen nuk mjafton vetëm Sindikata, por edhe Inspektorati dhe pronarët e kompanive duhet të jenë ata që duhet të japin kontributin e tyre”, tha ai.
Azemi tha se 95 për qind të punëtorëve janë pa pajisje mbrojtëse dhe se nuk ka mbështetje financiare për familjet e viktimave, duke shtuar se Sindikata po merr iniciativë private për të ndihmuar këto familje.
“Rast i rëndë kur i kam vizituar, por rast i rëndë është që kjo familje që ka humbur ky punëtor ka mbetur me një pension dhe nuk ka asnjë financim. Më e rënda është ajo që po na ndodhin rastet në familjet që janë me gjendje të rëndë sociale dhe ne si institucione nuk jemi të gatshme që së paku të kemi një mbështetje financiare për një periudhë të gjatë. Në momentin kur vdes punëtori ka vdekur me çdo gjë”, u shpreh Azemi.
“Nuk po e kryejnë punën siç duhet, sepse këta punëtor kanë qenë në ditë vikendi. Në vend që të pushojnë këtyre u është imponuar të punojnë edhe ditëve të vikendit. Është normale që nuk po e kryejnë detyrën Ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë. Ka raste të vdekjeve që i devijojnë me qëllim që të përfitojnë pronarët e kompanive. Çdo kompani që ka mbi 25 punëtorë është e obligueshme që ta ketë personin e certifikuar lidhur me rrezikshmërinë në punë. Po të kishim shtet këta persona do të jepnin llogari dhe përgjegjësi”, tha Azemi.

Azemi shtoi se institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për të parandaluar këto tragjedi dhe se Sindikata ka marrë iniciativën private për të ndihmuar familjet e viktimave.
“I kemi çuar duart nga institucionet tona, nuk po e bëjnë punën, as më të voglën”, përfundoi kryetari i Sindikatës së sektorit privat./zëri/