Hidroregjioni Jugor shkyç nga rrjeti i ujësjellësit konsumatorët që nuk kanë përfunduar obligimet financiare

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A – Prizren njofton të gjithë konsumatorët se janë duke vazhduar me shkyçjen e konsumatorëve nga rrjeti i ujësjellësit për shkak të moskryerjes së obligimeve financiare.

Shkyçjet do të realizohen për të gjithë konsumatorët që kanë borxhe të akumuluara mbi 200€, të cilët nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për riprogramimin apo pagesën e detyrimeve.

Masat që do të ndërmerren janë si shkyçja nga rrjeti i furnizimit me ujë dhe dërgimi i rasteve për procedura te Përmbaruesit Privat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *