“Tinguj Magjikë nga Duar të Vogla”: Koncert me instrumente të ndryshme nga artistët tanë të vegjël
Me zemra të pastra dhe duar plot talent, fëmijët tanë janë gati të dhurojnë emocione përmes muzikës në një koncert të veçantë dhe të paharrueshëm. Në këtë aktivitet artistik, do të kemi kënaqësinë të dëgjojmë tingujt e instrumenteve të ndryshme si piano, flaut, klarinet dhe shumë të tjera, të interpretuara me dashuri dhe përkushtim nga artistët tanë më të rinj.
Ky koncert nuk është vetëm një prezantim i aftësive muzikore, por mbi të gjitha një festë e shpirtit krijues, një nxitje për besimin në veten dhe një përjetim i gëzueshëm i artit, thuhet në njoftimin e profesoreshes e Penarta Kryeziu e cila i fton të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në koncert.
“Ftojmë me zemër të gjithë prindërit, familjarët dhe miqtë që të jenë pjesë e kësaj atmosfere të ngrohtë e plot dashuri për muzikën. Të përkrahim së bashku talentet tona të vogla në hapat e tyre të parë drejt skenës”.

