Në balotazh në Prizren shkojnë ?…

Emëruesi e përbashkët i zgjedhjeve të deritashme lokale në Prizren ka qenë…balotazhi.

Për shkak të natyrës secifike të popullsisisë në Prizren, ky qytet e ka të garantaur balotazhin. Është e paimagjinueshme të mendosh se në Prizren do të mund të fitosh pa balotazh.

Arsyeja e parë se Prizreni nuk fitohet pa balotazh është shumësia e partive politike shqitare, të cilat për të mbledhur sa më shumë vota për Asamblenë Komunale, kanë edhe kandidatë për kryetar.    

PDK- ja, VV-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma, Bashkimi Demokratik plus ndonjë kandididatë i pavarur e ndajnë votën, e kur kësaj t’ia shtojmë turqit, boshnjakët, romët ashkalinjët dhe egjitasit atëherë në përqindje bëhet e pamundshme që nw Prizren të fitohet pa balotazh.

Një gjë është e sigurt.

Balotazhin e ka të sigurt kryetari aktual Shaqir Totaj, kurse të tjerët duhet të shpresojnë për një vend në balotazh.

Me kë do të garojë Shaqir Totaj në balotazh në Prizren.

AAK-ja, Nisma, Bashkimi Demokratik pretendojnë, por do jetë shumë e vëshitirë për të mos thënë e pamundshme.

Në garë mbeten Artan Abrashi dhe Driton Selmanaj.

Nëse do të gjykonim sipas zgjedhjeve të fundit, Artan Abrashi do të jetë në balotazh me Shaqir Totajn.

Por gjithmonë  ekziston mundësia për befasi dhe nëse do të jetë në balotazh Driton Selmanaj do të jetë befasia e zgjedhjeve 2025.

Kush e fiton garën në balotazh.

Nga ajo që përflitet  në Prizren gjasat që edhe një mandat të fitoj i ka Shaqir Totaj.

Por asgjë nuk është sigurt.

Herën e parë kur Mytaher Haskuka e mundi Shaqir Totajn, ky i dyti kishte epërsi të dukshme, siç ndodhi edhe në zgjedhjet e fundit kur Mytaherë Haskuka kishatë epërsi nga Shaqir Totaj.

Çka ndikon në Balotazh…

Kampet që fitojnë bëjnë koalicine dhe i marrin me vete shumicën e militantëve të subjektit me të cilin bëjnë koalicion.

Dhe kjo deri më tash ka ndikuar…

Kush me kë do të bëjë koalicion ka gjasë që ta fitojë Prizrenin./ Prizreni Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *