Më 27 korrik përkujrohen dëshmorët e kombit Beamir Memaj dhe Nexhet Fanaj
Më 28.07 . 2025 kujtohet betejën e lavdishme të UÇK-së, e cila ndodhi më 27.07.1998 në fshatrat e komunës së Dragashit, pikërisht në fshatin Buqe dhe Brezne, ku ranë heroikisht dëshmorët e kombit Beamir Memaj dhe Nexhet Fanaj. Për dy ditë rresht u zhvillua kjo betejë në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë e policisë serbe, ku si rezultat njësiti i UÇK-së që ishte duke u kthyer nga Shqipëria për të sjellë armatim dhe për të mobilizuar popullatën e rajonit të Vërrinit dhe Prizrenit – ku veç ishte i themeluar Shtabi Lokal me seli në Jeshkovë, njofton Isa Berisha, kryetar o OVL te UÇK-së .
Njoftim !
Të nderuar familjarë të dëshmorëve, veteranë, invalidë të luftës së lavdishme të UÇK-së, qytetarë të Prizrenit dhe të Dragashit (Sharrit),
Më 28.07 . 2025 kujtojmë betejën e lavdishme të UÇK-së, e cila ndodhi më 27.07.1998 në fshatrat e komunës së Dragashit, pikërisht në fshatin Buqe dhe Brezne, ku ranë heroikisht dëshmorët e kombit Beamir Memaj dhe Nexhet Fanaj. Për dy ditë rresht u zhvillua kjo betejë në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë e policisë serbe, ku si rezultat njësiti i UÇK-së që ishte duke u kthyer nga Shqipëria për të sjellë armatim dhe për të mobilizuar popullatën e rajonit të Vërrinit dhe Prizrenit – ku veç ishte i themeluar Shtabi Lokal me seli në Jeshkovë.
Prandaj, për të përkujtuar këtë betejë, OVL e UÇK-së – Prizren, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta, ka paraparë që më 28.07.2025, në ora 10:00, do të bëjmë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.
Në ora 10:30 – homazhe pranë Lapidarit në fshatin Kobaj.
Në ora 11:00 – homazhe te Lapidari në fshatin Buqe.
Në ora 12:00 – homazhe pranë Lapidarit te Lugu i Gjerqinës në bjeshkët e Koretnikut.
Ju ftojmë që të merrni pjesë në këto aktivitete.
Ju faleminderit!
Me respekt,
Kryetari i OVL e UÇK-së – Prizren,
Isa Berisha
