Njeriu i LDK-së në Prizren, i dëshmuar në politikë, kulturë e sport, Haziz Hodaj synon mandatin e tetë në Kuvend

Haziz Hodajn, Prizreni e njeh si njeriun besnik të LDK-së që nga themelimi, e njeh si njeriun e Kulturës, i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm me festivalin “Hasi Jehon” dhe jo vetëm, e njeh si njeriun që dha kontribut në sport, e njeh si njeriun që ngriti shumë çështje për shtatë mandate në Kuvendin Komunal për të mirën e qytetarëve.

Haziz Hodajn Prizreni e njeh  për kritikën e tij ndaj dukurive devijante në shoqëri…duke ngritur zërin për projekte të parealizuara, për probleme të banorëve ( të cilat kanë gjetur zgjidhje pastaj)… ai është zëri unik i qytetit .

Qyteti i Prizrenit e njeh Haziz Hodaj si politikanin  e vendosur, këmbëngulës, të sinçert, të pakompromis kur është në pyetje qytetari i Prizrenit.

Prizreni Haziz Hodjan e njeh si njeriun e kulturës, që festivalin “Hasi Jehon”, qe mbahet ne Gjonaj te Hasit, e shndërroi në një organizim të madh mbarekombëtar. Në këtë festival parakaluan SHKA që e ruajnë traditën shqiptare nga shumë shtete  të botës. Ky festival nga Ministria e Kuturës shpallur aset i mbrotjur.

Të gjitha këto e kanë vulën e SHKA “Malësorit”, të cilin e udhëheq me vizion të qartë Haziz Hodaj.

Kjo Shoqëri nga shumë festivale anë e kënd botës është kthyer me shpërblime duke e prezantuar Hasin, Prizrenin e Kosovën

Haziz Hodajn Prizreni e njeh si njeriun e sportit. Ka dhënë kontribut të çmuar ne Klubin futbollistik “Liria” dhe në Klubin “Drini i Bardhë”, ku është edhe aktualisht aktiv.

Haziz Hodaj në Prizren nihet si një figurë që bashkon politikën me kulturën dhe sportin.

Duke qenë se është i misheruar me jetën e qytetarëve, në kërkimin e zgjidhjes së të gjitha problemeve, duke qenë në kulturë, kërkon ruajtjen dhe avancimin e saj, duke qenë në sport kërkon suksese te reja dhe e përbashkëta e gjithë kësaj duke qenë në politikë Haziz Hodaj kërkon mbështetjen e qytetarëve.  

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Haziz Hodaj, në listën e LDK-së garon me numrin 5, derisa është shprehur i bindur se Prizreni do të jetë më gjthëperfhirës dhe më i zhvilluar nën udhëheqjen e LDK-së.

“Urime dhe suksese Listës së LDK-së në Prizren në krye me Driton Selmanajn!

Me besim në Zot, në vizionin tonë, me përkushtim për qytetarët dhe me dashuri për vendin, jemi të bindur se do ta bëjmë Prizrenin më të zhvilluar, më të bukur dhe më të bashkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *