Petrit Hoxhaj: Rruga e Malit – destinim për ciklizëm malor dhe ecje në natyrë

Falë angazhimit tonë të përbashkët dhe mbështetjes së Drejtorisë së Turizmit në Prizren, jemi drejt përfundimit të hapjes dhe shtrimit të rrugës së malit, e cila është menduar si destinim i posaçëm për ciklizëm malor dhe ecje në natyrë.

Kjo rrugë, e cila kishte filluar punimet në vitin 2021 dhe tani po bëhet realitet falë përkushtimit tonë dhe këmbënguljes së vazhdueshme për ta çuar deri në fund këtë projekt.

Ciklizmi malor dhe ecja në natyrë janë ndër sportet më të shëndetshme, që jo vetëm forcojnë trupin dhe mendjen, por edhe na lidhin më shumë me ambientin, duke na kujtuar rëndësinë e ruajtjes së tij.

Me hapjen e kësaj rruge, mali bëhet më i qasshëm për të gjithë, duke krijuar mundësi të reja për sport, rekreacion dhe turizëm.

Me respekt,

Petrit Hoxhaj

Kryetar i Bashkësia Lokale Vlashnjë Kobaj Muradem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *