Qemal Krasniqi, njeriu besnik e LDK-së, rikandidon për mandantin e pestë në Kuvendin Komunal të Prizrenit

Qemal Krasniqi është një njeri i respektuar në Prizren, është njeriu që në politikë ka hyrë për të mirën e komunitetit.

Që nga fillimet e tij është angazhuar në rezistencën ndaj okupimit serb, është angazhuar në aktivitetin humanitar gjatë luftës dhe mbështetje për UÇK-në.

Pas luftës u angazhua në përmirësimine mirëqenies së qytetarit.

Qemal Krasniqi në këto zgjedhje lokale rikandidon për mandatin e tij të pestë në Kuvendin Komunal të Prizrenit. Mbi tri dekada në politikë, me kontribut të jashtëzakonshëm në periudha të vështira ai vazhdon të jetë zëri i qytetarëve.

Në Kuvendin Komunal të Prizrenit ka ngritur çështje të rëndësishme, si në infrastrukturë, sport e kultutrë, duke i shpërfaqur problemet, të cilat kanë gjetur zgjidhje.

Është anagazhuar edhe në nivelë qëndror në realzimin e projekteve në të mirë të mirëqenies së qytetarëve.

Jo me fjalë, me punë ka kontribuar në mirëqenien e qytetarëve përmes investimeve dhe mbështetjes së vazhdueshme për komunitetin.

Është i dëshmuar edhe si humannist. Pa shumë fjalë ka qenë aty ku ka pasur nevojë, pa zhurmë, por me zemër.

“Ai që kam qenë në fillim, ky jam edhe sot. Me të njëjtin karakter, me të njëjtin vizion, me të njëjtin respekt për Prizrenin dhe njerëzit e tij. Dhe ky do të jem edhe në të ardhmen. Prizreni me rrethinë është bukuria e Kosovës. Secili prej nesh ka detyrimin të japë kontributin e vet, në politikë, në ekonomi, në sport, në humanizëm. Sepse ky qytet meriton më të mirën nga secili prej nesh” thotë Qemal Krasniqi.

Qemal Krasniqi ka mbajtur disa pozita drejtuese në sport, përfshirë atë të Kryetarit të KF “Liria”, të cilën e udhëhoqi në vitet 2020 – 2023 dhe me të cilin arriti rikthimin historik në Superligën e Kosovës.

Vazhdon të jetë aktiv në të gjitha fushat e jetës duke e dhënë kontributin e tij aty ku ka nevojë dhe aty ku kërkohet.

Në listën e LDK-së Qemla Krasniqi është me numrin 11.

Vota për LDK-në, Driton Selmanajn me numër 113 dhe për Qemal Krasniqin numër 11 është votë për Prizrenin përtej…

Ai premton që do ta jap kontributin e vet në politikë, në ekonomi, në sport në kulturë dhe në humanizëm si gjithmonë, i përkushtuar që të krenohmei më Prizrenin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *