Reagim i anëtarit të Kuvendit Komunal Qemal Krasniqi: Qytetarët e Përdrinisë po përballen me mengesë energjie elektrike
Qytetarët e disa fshatrave të Perdrinisë po përballen me mungesë të energjisë elektrike që nga ora 01:00 e mesnatës e deri në këto momente shkruan Qemel Krasniqi në faqen e tij në Facebook.
Ai thotë se kjo gjendje është e papranueshme, sidomos në kohën kur qytetarët kanë nevojë për kushte elementare jetese.
Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse të ushtrojnë trysni ndaj KEDS-it, i cili po dëshmon papërgjegjësi të vazhdueshme ndaj konsumatorëve. Energjia elektrike është një shërbim bazë dhe i domosdoshëm, prandaj qytetarët nuk mund të mbeten peng i menaxhimit të dobët të kësaj kompanie thotë në fund të reagimit Qemal Krasniqi anëtar i Kuvendit Komunal.
Q.Krasniqi
Anëtarë i Kuvendit në Prizren
