Marathonomaku i artit, kultures dhe politikes HAZIZ HODAJ

Kudo që kalon në Prizren, Has, Prishtine dhe jashte Kosoves , gjithkund e ke Haziz Hodajn, njeriu i cili kurrë nuk u ndal për të realizuar idealet kombëtare në fushen e artit, kulturës dhe politikës.

Shkruan: Mustafë Halili

Të gjithë e njofim Hazizin si kultivues dhe ruajtës fanatik i traditës dhe trashegimisë artistike kombëtare të regjionit të Hasit.SHKA “Malësori” nisi ,eci pa u ndalur dhe arriti këtu ku është sot me doajenin Që ka emer HAZIZ HODAJ.Në saje të punës së tij,”MALËSORI” sot zyrtarisht është i regjistruar ASET KOMBËTAR i Kosovës si trashegimi e qendrueshme pa kufizim.

Në saje të punës së këtijë lideri dhe veterani të kulturës, sot Fshat Gjonaj e ka Shtepinë e kulturës më të mirën në Kosovë ku realizohet Festivali ynë më emblematik “ HASI JEHON” ,që ka bërë jehonë dhe emer në të gjitha Trojet Shqipëtare.

Ky Marathonomak që nuk din të ndalet është veprimtar i hershem poltik qysh kur u shfaqen xixat e plyralizmit politik në Kosovë duke u radhitur nëLidhjen Demokratike të Kosovës që i printe Dr. Ibrahim Rugova. Kurrë nuk lëvizi nga kjo Parti edhepse pati oferfa nga lakmiqarët e partive tjera politike.

Ishte zë i lartë në Institucionet politike të Komunës së Prizrenit dhe më gjërë për liri, demokraci dhe drejtësi.

Më besoni:Prizrenit i duhet një njeri dhe asamleist i tillë e ëashtë mëkatë i madh që  Haziz Hodaj nuk është deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Prandaj, ky marathonomak i stazave të gjata që u bëri ballë të gjitha fortunave dhe ndërskamcave të kohrave të ndryshme duhet të vazhdoi të jetë aty ku ishte-ASAMBLEIST KOMUNAL sepse i duhet Przrenit dhe Hasit heroik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *