Fejzë Kabashi: Me qeverisjen e Komunës nga LDK do të kenë prioritet programet/projektet nga të cilat do të fitojnë direkt familjet në nevojë

Fejzë Kabashi:  thotë se me Me qeverisjen e Komunës nga LDK do të kenë rioritet programet/projektet nga të cilat do të fitojnë direkt familjet në nevojë.

Postimi i plotë:

Mirëqenie Sociale: Banimi ( kulmet )

Me qeverisjen e Komunës nga LDK, ky sektor do të ketë trajtim të veçantë, programe/projekte nga të cilat do të fitojnë direkt familjet në nevojë.

Përgjatë viteve 2018-2019 kur unë kam menaxhuar me këtë sektor, vetëm nga programi i “Kulmeve”, kanë përfituar 31 + 40= 71 familje nevojtare✅️

🟢Vlen të ceket se edhe për vitet 2020 e 2021 është lënë #kontrata aktive e lidhur nga prokurimi (kornizë-sipas nevojës mund t’i shtoheshin numrit të përgjithshëm 120 kulme edhe 30% e sasisë), përmes së cilës çdo vit do të ndërtoheshin nga 40 kulme të reja + 30 % e kësaj kontrate.

🟩Me LDK në pushtet, në katër vitet e ardhme do të #meremetohen/ndërtohen mbi 200 #kulme nga Komuna (me mundësi shtimi sipas kërkesave të familjeve nevojtare). Nuk do të ketë më familje nevojtare që jetojnë me kulme që rrjedhin ujë dhe të pa izoluara sipas standardeve.

Këto familje kanë nevojë për përkrahjen e Komunës çdo dit, çdo javë, çdo muaj e çdo vit.

Asesi nuk duhet të abuzohet me ta e të shfryzëzohen veç për votë, siç e dëshmoi këtë pushteti aktual kur pas katër viteve pushtet, tash në kohë fushatash i shpalli listat (zgjedhet Qendrore), dhe fillimi i punimve për kulme tash (zgjedhjet lokale) !

⛔️Kjo formë #mashtrimi duhet të #ndërpritet, pikë.

Prandaj, të dashur qytetarë të komunës sonë; përkrahja për Driton Selmanaj kryetar të komunës është më se e nevojshme, është tashmë e domosdoshme.

Zëri e puna ime në katër vitet e qeverisjes së LDK-së janë vetë kërkesat e qytetarëve të komunës sonë.

#LDK 113 ✔️

Dr. Fejzë Kabashi 2️⃣0️⃣✔️

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *