Bajam Kastrati: Më në fund një lajm i mirë! Miratohet vendimi për shpronësimin e pronës që është nën menaxhimin e AKP-së, në lagjen Arbanë
Më në fund nja lajm i mirë thotë Bajram Kastrati, kandidatë i LDK-së ër Kuvendin Komunal. Ai thotë se Qeveria e Rëublikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shpronësimin e pronës që është nën menaxhimin e AKP-së, në lagjen Arbanë.
Postimi i Plotë:
Më në fund një lajm i mirë!
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shpronësimin e pronës që është nën menaxhimin e AKP-së, në lagjen Arbanë.
Rreth dy vite më parë, në Kuvendin e Prizrenit kemi inicuar dhe proceduar kërkesën për shpronësimin e kësaj prone, e cila është e destinuar për ndërtimin e objekteve edukativo-arsimore dhe sportive.
Aktualisht në proces është edhe prona tjetër e cila është e dedikuar për stadiumin e lagjes. Për këtë arsye, jemi vazhdimisht në kërkim të miratimit të saj dhe shpresojmë që Qeveria e Republikës së Kosovës të aprovojë sa më shpejt edhe këtë kërkesë shumë legjitime dhe shumë të nevojshme.
Urime për të gjithë qytetarët e lagjes Arbanë.
