Dy të arrestuar në Shkozë të Prizrenit për kontrabandim të emigrantëve
Dy persona janë arrestuar në Shkozë të Prizrenit për kontrabandim me emigrantë, të martën.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se të dyshuarit me veturë u munduan të bëjnë kontrabandë me emigrantë me qëllim të përfitimit pasuror.
Të dyshuarit kanë deklaruar se destinacionin kanë pasur Mitrovicën.
Për rastin është njoftuar prokurori.
