KQZ: Jemi në pritje të vendimit për caktimin e datës së zgjedhjeve
Komisioni Qendror Zgjedhor është duke pritur vendimin e ushtrueses së detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë se pasi të shpallet data, do të mblidhet KQZ-ja për të marrë vendimet e para në kuadër të përgatitjes së këtyre zgjedhjeve.
“KQZ-ja, fillimisht vendos për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore, duke i shkurtuar këto afate dhe përshtatur me ditët që do t’i kemi në dispozicion për përgatitjen e zgjedhjeve si dhe do të miratohet plani operacional, ku janë të listuara të gjitha aktivitetet që do të kryhen nga KQZ-ja që nga dita e parë dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor”, ka thënë Elezi.
Gjykata Kushtetuese gjatë ditës së sotme shpalli aktgjykimin e plotë mbi ligjshmërinë e Qeverisë Hoti.