Ky vend nuk duron më eksperemente!
Zafir Berisha, kryetar i Degës së Nismës në Prizren i fton qytetarët që t’i bashkohen Nismës për Kosovën për shtetin e Kosovës, duke u reshtuar pas atyre që janë dëshmuar…
Postimi i plotë:
Miq të nderuar dhe shumë të respektuar bashkëluftëtar,
Sot kur Kosova është përballë sfidave shumë të mëdha për të ruajtuar identitetin e saj shtetëror, nuk ka më ofenduese se një veteran i vërtet i UÇK-së, familjar i dëshmorëve dhe atyre që u martirizuan për lirin dhe shtetin e Kosovës, që me 14 shkurt të rreshtohesh pas Enver Hoxhës, i cili kur në Kosovë u luftonte për liri a vdekje, ai publikishtë thonte: nëse fiton UÇK-së do të ik si azilant në Beograd!
Edhe më turpëruese është që të rreshtohesh pas Albin Kurtit i cili në kabinet kishte dhe pritet të ketë surratin e atyre që mendojn se “UÇK-së ka bërë krime dhë është organizat kriminale e Isa Boletini është mercenar” apo edhe të atillë që pas 11 viteve me zyra në Beograd kthehen nga atje me mision në Kosovë!
Bashkohuni për shtetin e Kosovës duke u rreshtuar pas atyre që janë dëshmuar…Zafa