Për një ditë, 55 aksidente në trafik, 2 viktima
Dhjetëra aksidente në trafik po vazhdojnë të shkaktohen në Kosovë, nga të cilat po ka edhe viktima.
55 aksidente në trafik janë shkaktuar në 24 orët e fundit në Kosovë, nga të cilat dy persona kanë humbur jetën.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Ponoshec të Komunës së Gjakovës dje ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku humbën jetën dy persona, teksa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës.
Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit 13 persona janë lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik, ndërsa 40 aksidente kanë qenë me dëme materiale.
Gjatë kësaj kohe, policia ka shqiptuar edhe gjoba ndaj gjithë atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.
Kësisoj, ajo ka shqiptuar 1 mijë e 4 gjoba