Verifikohen listat, 47 kandidatë për deputetë kanë problem me ligjin
47 kandidatë që janë pjesë e listave zgjedhore janë shpallur fajtor në tri vitet e fundit.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Elezi ka treguar se 15 nga 28 subjekte kanë kandidatë që kanë problemme me ligjin. Për emrat e këtyre kandidatëve, Elezi ka thënë se u mbetet partive që t’i bëjnë publik.