Uran Ismaili: Vendi ka nevojë për Rimëkëmbja ekonomike
Sekretar i Përgjithshëm në Partinë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili është kandidat për deputet në Kuvend të Republikës së Kosovës.
Ai thotë se një Kosovë e prekur nga pandemia, e dëmtuar ekonomikisht dhe politikisht, me shëndetësi me probleme e qytetarë pa mbështetje, sot, më shumë se kurrë, ka nevojë për RIMËKËMBJE!
Rimëkëmbje ekonomike, me fokus mbështetjen ndaj grave, pozita e së cilës, në shoqëri dhe në tregun e punës, është degraduar gjatë pandemisë. Vende të reja pune për gratë dhe mbështetje konkrete për bizneset e tyre. #Rimëkëmbje
Pandemia në Kosovë ka goditur më shumë gratë sesa burrat. Gratë kanë mbajtur barrën kryesore në shtëpi dhe, fatkeqësisht, numri i atyre që kanë humbur punën ka qenë shumë më i lartë. Në takim me gratë, u pajtuam se ky realitet kërkon një rimëkëmbje të ekonomisë me fokus mbështetjen ndaj grave. Politika të qarta që nxisin mirëqenien ekonomike dhe zhvillimin profesional të tyre. #Rimëkëmbje