KQZ-ja tregon sa aplikacione erdhën nga diaspora për zgjedhjet e 14 shkurtit
Në orën 18:00 të së enjtes përfundon periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se gjatë periudhës së aplikimit, deri të mërkurën më 20 janar kanë pranuar me dhjetëra mijëra aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.
“Shërbimi votues është duke u marrë intesivisisht me regjistrimin dhe verifikimin e tyre. Deri më tani në sistem janë futur rreth 20 mijë aplikacione për regjistrim. Prej tyre janë aprovuar rreth 14 mijë. Sipas të dhënave që kemi nga shërbimi votues deri në ditën e kaluar kanë qenë rreth 102 mijë emaila të pahapura”.
“Duhet ta kemi parasysh se ky numëri i raportuar për aplikacione për të cilat është bërë futja e të dhënave është shifër e cila mund të pësojë ndryshme, sepse mund të ndodh që për të njëjtin person të kemi më shumë se dy aplikacione për regjistrim. Pastrimi i bazës së të dhënave do të bëhet për të evituar aplikacionet që kanë ardhur nga më shumë se dy apo tri herë’, tha ai.