Afërdita Morina Biffar: I mungon aq shume Kosovës, President
– Ne acarin e madh qe s’mbahej mend, 15 vite me pare, qytetaret e Kosoves ne radhe pa fund, me nderime madheshtore ia dhane lamtumiren e fundit, Presidentit Rugova, duke shprehur me lot e vaj, dhimbjen qe ndjenin per humbjen e prijesit te tyre, njeriut me te urte dhe me te mencur qe ka pasur ndonjehere politika shqiptare.
Shkruan: Afërdita Morina Biffar
– Varrimi i tij u shnderrua nder varrimet me madheshtore qe kish pare bota. Ashtu siç nderohej per se gjalli, u nderua edhe vdekja e tij, nga lider e delegacione nga i gjithe globi, sikur erdhen per ta pershendetur e per ta siguruar se ai tashme ishte shtize ne te cilen do ta varnin se shpejti flamurin e pavaresise se shtetit te tij – Kosoves.
– Si askush ne keto troje, Rugova kishte shperndare shume dashuri qe po manifestohej me lumin e pafund te njerezve qe po e nderonin ndersa i jepnin lamtumiren..
Ate nuk e deshti vetem populli vet, e deshten dhe e admiruan gjithe lideret e botës demokratike.
– Guret e Trepces qe me modesti i dhuronte, gjenden neper kancelarite me te njohura boterore, si dhe neper arkivat e burrshtetasve me te cilet ai beri historinë, duke e futur Kosoven e tij te vogel, ne axhenden e fuqive te medha.
– Hyi Ibrahim Rugova, nuk ngarendi kurre per te mbetur ne histori. Historia, ajo e verteta, i kish rezervuar atij vendin ne piedestalin me te lartë te saj.
I mungon aq shume Kosoves, President.
I mungon aq shume skenes politike.
Nuk kishte si Ti, as nuk ka nje si Ti!
President, na beko nga parajsa!