Në Komunën e Prizrenit punësohen 5 persona me nevoja të veçanta dhe një interpretuese e gjuhës së shenjave.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës Osman Hajdari, sot kanë vizituar Qendrën për Shërbime të Integruara (QSHI) – One Stop Shop, ku kanë filluar angazhimin e përkohshëm 5 persona me nevoja të veçanta dhe një interpretuese e gjuhës së shenjave.
Në këte vizitë, që u realizua me qëllim të promovimit të mundësive të barabarta për punësim, kryetari Haskuka bëri të ditur se përveç QSHI-së, tanimë një person me nevoja të veçanta dhe një interpretuese e gjuhës së shenjave kanë filluar angazhimin e tyre në njërën nga Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prizren.
Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se përveç investimeve për përmirësimin e infrastrukturës për persona me nevoja të veçanta, Komuna e Prizrenit një kujdes të veçantë po iu kushton edhe pjesëmarrjes së tyre në shoqëri dhe ekonomi.