PZAP hedh poshtë rekomandimin e Zyrës së Certifikimit që kërkoi t’u lejohet garimi kandidatëve të dënuar
PZAP ka vlerësuar se rekomandimi i ZRPPC-së ka qenë në Kundërshtim me piken II të dispozitivit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Zyra për regjistrimin e partive politike (ZRPPC) në rekomandimet e dërguar KQZ kishte kërkuar që ky organ të certifikojë listat e partive politike ashtu siç janë.
Kështu theksohet në vendimin e PZAP’së për ankesën e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim që iu drejtua PZAP-it pasi KQZ-ja nuk i certifikoi listën zgjedhore.