Në laboratorin e QKMF-së në Prizren filloi realizimi i analizave Tripl test pa pagesë

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, ka njoftuar se të enjten në laboratorin e këtij institucioni të Kujdesit Parësor Shëndetësor, filloi të realizohet një ndër analizat më të rëndësishme për shtatzëna – Triple test!

“Kjo analizë kryhet me qëllim të vlerësimit të propabilitetit për anomali kromozomale të fetusit. Ky test shërben për depistimin e Sindromës Down, Spina Bifida dhe Trizomisë 18. Testi bëhet nëpërmjet gjakut të nënës prej javës 14-20 të shtatzënisë .Rezultatet e testit jepen brenda ditës.

Një ndër analizat më të shtrenjta në laboratorët privat për herë të parë në një institucion publik shëndetësor në vend, bëhet pa pagesë”, ka njoftuar drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj./ Tv Prizreni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *