Teoritë e konspiracionit pushtojnë rrjetin, parashikimi i Nostradamus për vitin 2020 e tregon fituesin e zgjedhjeve në SHBA?
Nostradamus besohet nga shumë që ka parashikuar momente thelbësore në histori, përfshirë rezultatin e zgjedhjeve të SHBA-së në 2020. Por pse njerëzit thonë se Donald Trump do të fitojë zgjedhjet e ardhshme?
Michele de Nostredame, ose Nostradamus, ishte një francez i shekullit të 16-të, ku me parashikimet e tij ka bërë që shumë njerëz të besojnë se ai zotëronte fuqi të mbinatyrshme, shkruan Express.co.uk. Pasuesit e Nostradamus besojnë se ai shkroi parashikime të sakta të së ardhmes. Përgjatë shekujve, parashikimet e tij kanë qenë të lidhura me ‘Zjarrin e Madh’ të vitit 1666 në Londër, ‘vrasjen në vitin 1963 të presidentit John F Kennedy’, si dhe ‘pandeminë e coronavirusit’ në vazhdim.
Tani, teoricienët e konspiracionit kanë përmbytur mediat sociale me pretendime që Nostradamus parashikoi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit të SHBA-së, të cilat po garohen midis presidentit të tanishëm Donald Trump dhe rivalit demokrat Joe Biden.
Në veçanti, është pohuar se Shekulli 1 i Nostradamus, Quatrain 40 përmban një referencë për presidentin e SHBA-së.
Pasazhi thotë: “Bori i rremë që fsheh çmendurinë do të bëjë që Bizanti të ndryshojë ligjet e tij”.
Dhe megjithëse presidenti Trump nuk përmendet aty, disa besojnë se “boria e rreme” është një referencë e zgjuar për emrin e tij.
Sidoqoftë, skeptikët e Nostradamus nuk janë aq të sigurt se ndonjë prej këtyre fragmenteve ka lidhje të mirëfillta me ngjarjet e ditëve moderne.
Pjesa më e madhe e parashikimeve të supozuara të Nostradamus u shkruajt në vitin 1555 në librin e tij Les Propheties.
Që atëherë, asnjë provë konkrete nuk është shfaqur për të konfirmuar se parashikimet ishin parashikime të sakta të së ardhmes.