Prizren: Pranon fajësinë për dhënie ryshfeti, shtetasi i Shqipërisë dënohet me 500 euro gjobë dhe 6 muaj burgim me kusht
Të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, Ronaldo Ramadani, shtetas i Republikës së Shqipërisë, është dënuar me 500 euro gjobë dhe me 6 muaj burgim me kusht, për dhënie të ryshfetit.
I akuzuari paraprakisht me avokatin e tij Bekim Kadolli, kishin arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokuroren Ervehe Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afatin prej 1 viti nuk kryen ndonjë tjetër vepër penale, ndërsa në dënimin me gjobë do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 27.01.2021, ku për çdo ditë të kaluar në paraburgin do t’i llogariten nga 20 euro.
Kryetarja e trupit gjykues Raima Elezi, po ashtu e njoftoi të akuzuarin që është i obliguar që në emër të puashallit gjyqësor të paguaj shumën prej 400 euro, ndërsa edhe 50 euro në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit.
Po ashtu, gjykata vendsoi që të bëhet edhe konfiskimi i dy kartmonedhave nga 20 euro, të cilat kanë qenë mjet i kryerjes së veprës penale dhe të akuzuarit t’i ndërprehet masa e paraburgimit.
Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Ronaldo Ramadani, akuzohet se me 27.01.2021, rreth orës 22:40 minuta në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron personit zyrtar dhe atë oficeres Mirjeta Memaj, zyrtare policore prane PKK ne Vermicë shumën e të hollave prej dyzetë euro (2×20), si dhuratë të paarsyeshme, në mënyrë që personi zyrtar të mos vepoj në pajtim me detyrën e saj zyrtare në atë mënyrë që derisa e njëjta ka qenë duke bërë kontrollimin dhe regjistrimin e dokumenteve në kabinen nr 4 pranë PKK V?rmicë, ndalet për kontrollë automjeti të cilin ka qenë duke e drejtuar Arzan Dalipi , shtetas i Republikes së Shqipërisë ndersa si bashkëudhtar ka qenë këtu i pandehuri, i cili në dokumentet e tij kishte vendosur kartëmonedhat e cekura si më lartë.
Në pyetjen e zyrtares policore se çfarq janë këto të holla, ai i është përgjigjur “se janë për të pirë një kafe” , dhe këtë për arsye se kishte tentuar dy herë më heret për të kaluar kufirin por ishte kthyer nga zyrtaret policor pasi nuk posedonte karten e identitetit.
Me këto veprime Ronaldo Ramadani, auzohet se ka kryer veprën penale “Dhënie e ryshfetit”./BetimipërDrejtësi.