Mërgimtarit i vjedhin kasafortën me para dhe armë në Rahovec

Një person ka raportuar se deri sa ishte jashtë shtetit nga disa persona i është vjedhur kasaforta nga shtëpia e tij në të cilën kishte 8.000 euro si dhe një pistoletë me leje dhe 200 fishekë.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më datë 12.02.2021 rreth orës 15:20 në fshatin Ratkoc, në Rahovec.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte jashtë shtetit, nga persona NN i është vjedhur një kasafortë nga shtëpia e tij në të cilën kishte 8000 euro para të gatshme dhe një pistoletë me leje dhe 200 fishekë”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *