Qytetari nga Prizreni mashtrohet, ia marrin 2650 Euro
Pas një deklarate të marrë nga një dëshmitarë i cili për një çështje penale kishte paguar të holla një personi të dyshuar në vlerë rreth 2650 euro, më vonë i njëjti e kishte kuptuar se ishte mashtruar dhe rastin e kishte paraqitur në policinë rajonale në Prizren.
Hetuesit Rajonal në Prizren ndërmorën të gjitha veprimet hetimore dhe kanë ndaluar të dyshimtin G. K , mashkull Kosovar, i lindur në vitin 1990, i cili ishte prezantuar rrejshëm si person zyrtar që punon në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe duke mashtruar i kishte thëne dëshmitarit së i njëjti njihet me persona zyrtarë të drejtësisë në Prishtinë dhe në Prizren.
Pas marrjes së deklaratës të dyshimtit, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë më aktvendim të prokurorit të Shtetit.
Me rastin po merren hetimet rajonale të Policisë në Prizren. Policia Rajonale apelon te secili qytetar që të jetë i kujdesshëm dhe nëse janë dëshmitarë apo viktimave të mashtrimit të lajmërohen te organet e rendit.