Njoftim për hapjen e shqyrtimit publik: “Draft Rregullorja e Re për Taksa dhe Tarifa Komunale”
Komuna e Prizrenit fton qytetarët, sektorin publik dhe privat, ekspertët dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në procesin e Shqyrtimit Publik të “Draft Rregullores së Re për Taksa dhe Tarifa Komunale”, përmes së cilës synohet thjeshtëzimi i procedurave administrative për qytetarë dhe biznese.
Shqyrtimi publik për “Draft Rregulloren e Re për Taksa dhe Tarifa Komunale” do të zhvillohet nga data 25 shkurt deri më 15 mars 2021.
Kundërshtimet, komentet apo sugjerimet për “Draft Rregulloren e Re për Taksa dhe Tarifa Komunale”, mund të paraqiten në formë të shkruar gjatë periudhës së shqyrtimit publik, në këto mënyra:
- Duke dërguar komentet tuaja në e-mail adresën [email protected],
- Duke u regjistruar në Platformën Digjitale për Konsultime Publike në (https://platformadigjitale.com/Prizreni/) dhe duke komentuar mbi Rregulloren drejtpërdrejt në këtë platformë,
- Me shkrim, duke dorëzuar komentet tuaja në formë fizike në sportelin e informacionit të Administratës Komunale.
Ndërkaq, duke respektuar masat për mbrojtje nga COVID-19, gjatë kësaj periudhe, do të organizohen edhe fokus grupe me përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë civile dhe bizneseve.
“Draft Rregulloren e Re për Taksa dhe Tarifa Komunale”, mund ta gjeni në katër gjuhë (shqip, boshnjakisht, turqisht, anglisht) në ueb faqen e Komunës së Prizrenit. (https://kk.rks-gov.net/…/02/Rregullorja-per-Taksa-KPZ.pdf)
Qëllimi i organizimit të shqyrtimit publik, është që të pranohen dhe vlerësohen komentet të cilat shërbejnë për ngritjen e cilësisë së “Draft Rregullores së Re për Taksa dhe Tarifa Komunale”, para dorëzimit të tij për miratimin përfundimtar në Kuvendin e Komunës.
Për më shumë informacione mund të klikoni në: https://kk.rks-gov.net/…/debat-publik-per-draft…/