Gjermania fillon “të marrë frymë”, lehtësohen masat anti-Covid
Pas një periudhe mbyllje, ditën e sotme (1 mars) Gjermania ka hapur parukeritë dhe berberanat.
Klientët dhe stafi duhet të ndjekin rregulla të rrepta shëndetësore, të tilla si mbajtja e një maske.
Restorantet, baret, kafenetë, hotelet, në Gjermani janë mbyllur që nga fillimi i nëntorit, përveç ushqimit të gatshëm.
Megjithatë, shumica e shteteve filluan të hapnin gradualisht shkollat nga 22 shkurti.
Disa vende, duke përfshirë Bavarinë dhe Baden-Württemberg, tani kanë lejuar gjithashtu hapjen e mjediseve të tjera që nga 1 marsi, duke përfshirë qendrat e kopshtit, dyqanet e luleve, sallonet e kirurgjisë dhe autoshkollat.